Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka) ka deklaruar në “Info Magazinë” në Klan Kosova se përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë do të jenë konstruktivë në procesin e formimit të institucioneve.
Ajo theksoi se prioritet mbetet konstituimi sa më i shpejtë i institucioneve, duke shtuar se renditja e këtij procesi ka qenë e njëjtë që nga viti 2009.
Rexhepi tha se komunitetet joshumicë do ta mbështesin formimin e institucioneve, pavarësisht se nga cila parti politike vjen kandidati për president./EO/




