Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar gjatë një fjalimi para Kuvendit se do të qëndrojë edhe për disa javë në detyrën e presidentit, pas së cilës do të japë dorëheqje.
Ai u shpreh se kjo mund të jetë hera e fundit që i drejtohet publikut si president, duke theksuar se për 14 vjet i ka shërbyer vendit të tij.
“E dua Serbinë më shumë se çdo gjë tjetër në botë… këto janë ditët dhe javët e mia të fundit si president i Republikës,” tha Vuçiq, duke shtuar se së shpejti do të largohet nga posti.
Deklarata e tij është përsëritur disa herë gjatë fjalimit, ku ai theksoi se dorëheqja do të vijë pas disa javësh në detyrë.




