Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar në Facebook duke kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për përdorimin e simbolikës së Vidovdanit në kontekst politik, duke e cilësuar si përpjekje për ringjallje të narrativave nacionaliste në rajon.
Sipas tij, krahasimet me propagandën e viteve ’90 tregojnë tentativa për rikthim të politikave hegjemoniste që, siç tha ai, kanë sjellë tensione dhe tragjedi në Ballkan.
Islami gjithashtu ka vlerësuar se ushtrimet ushtarake të paralajmëruara nga Serbia në data me rëndësi historike nuk janë rastësi, por provokime të qëllimshme ndaj sigurisë së rajonit dhe Kosovës.
Ai theksoi se institucionet e sigurisë në Kosovë janë në gatishmëri, duke përmendur Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë si të angazhuara në monitorim dhe parandalim të çdo rreziku të mundshëm.




