Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Përmes një postimi në platformën X, Radman ka bërë të ditur se me Konjufcën kanë diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj rrugës evropiane të Kosovës, si dhe për rëndësinë e stabilitetit institucional dhe avancimit të reformave.
Ai theksoi gjithashtu mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe nismave rajonale, duke rikonfirmuar se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në rajon.




