Kryetari i Forumit Kombëtar Serb nga Graçanica dhe anëtar i Kryesisë së Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës, Momçillo Trajkoviq, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se politikat e tij kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së serbëve në Kosovë.
Në një intervistë për gazetën “Danas”, Trajkoviq tha se iniciativat politike të Beogradit nuk ofrojnë zgjidhje reale për çështjen e Kosovës, por përfaqësojnë, siç u shpreh ai, “simulim politik”.
Ai theksoi se serbët në Kosovë ndodhen në një pozitë të vështirë dhe janë lënë pa mbështetje të duhur politike, duke kërkuar ndryshime në qasjen e udhëheqjes në Serbi dhe më shumë pluralizëm politik.
Trajkoviq komentoi gjithashtu edhe vendimin e SHBA-së për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e rajonit për sigurinë ndërkombëtare.




