Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vend do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius. Era do të jetë e dobët dhe me drejtime të ndryshme.
Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike do të jenë shumë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Moti i thatë, temperaturat e përshtatshme dhe numri i madh i orëve me diell krijojnë kushte optimale për pjekjen e drithërave dhe fillimin e fushatës së korrje-shirjeve të grurit.




