Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër.
Sipas tij, kjo urë do të forcojë lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe do të krijojë mundësi më të mëdha për zhvillim ekonomik në të dy anët e lumit.
“Ura e tretë mbi lumin Ibër po realizohet, duke forcuar lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe mundësinë e zhvillimit të ekonomisë në të dy anët e lumit. Punët tona po e lidhin edhe më shumë veriun me jugun”, ka shkruar Basha në Facebook.
Ai shtoi se, sipas tij, me qeverinë aktuale debati nuk është më për ndarjen e Kosovës, por për mënyrën se sa po afrohen pjesët e vendit.




