Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa – Komandant Remi, ka publikuar një postim në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke ndarë deklaratën e tij përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në postim, Mustafa i është drejtuar Thaçit me fjalët “Mirë se vini, President”, ndërsa ka veçuar një pjesë nga deklarata e tij në gjykatë.
Në atë deklaratë, Thaçi është shprehur se ka qenë i kritikuar për themelimin e Gjykatës Speciale, por se beson që koha do t’i japë të drejtë, duke theksuar se për të, vendimi i vetëm i drejtë është pafajësia e plotë.




