Burim Ramadani ka kritikuar Qeverinë për moskompensimin e qytetarëve që pësuan dëme nga vërshimet e janarit.
Sipas tij, edhe pse dëmet janë vlerësuar nga komisionet komunale dhe janë konfirmuar në nivel qendror, ende nuk është ndarë asnjë fond për kompensim.
Ramadani theksoi se kompensimi i dëmeve është obligim ligjor i institucioneve dhe i bëri thirrje Qeverisë që të zbatojë këtë detyrim dhe të ndihmojë familjet e prekura.




