Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë temperaturave të larta.
Përmes një njoftimi, IKShPK ka rekomanduar konsumim të rregullt të ujit, ushqime të lehta dhe të freskëta, si dhe shmangie të pijeve alkoolike dhe atyre me sheqer.
Po ashtu, qytetarëve u është bërë thirrje të veshin rroba të lehta dhe të freskojnë trupin me ujë për të reduktuar efektet e vapës.




