Lojtari i ri kosovar i golfit, Ardrit Beqiri, ka arritur sukses të rëndësishëm në turnirin ndërkombëtar “Macedonian Open 2026”, i mbajtur këtë fundjavë në fushën e golfit St. Sofia në Bullgari.
Beqiri u rendit i dyti në kategorinë Silver Plate Division, duke siguruar kështu kupën e parë për Kosovën në këtë garë.
Federata e Golfit e Kosovës e ka uruar golfistin e ri për këtë arritje, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive. 🏆🇽🇰⛳




