Një prej çifteve më të komentuar të edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati dhe DJ Gimbo, po vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre që duket se po forcohet gjithnjë e më shumë.
Së fundmi, dyshja është parë sërish në Istog, në vendlindjen e Gimbo-s, ku kanë kaluar momente të qeta dhe intime, të cilat janë ndarë edhe përmes rrjeteve sociale. Në Instastory-t e publikuara nga DJ Gimbo, shfaqet një ambient nate në Burimin e Istogut, ku dallohet edhe Selina, e veshur me një kapelë të veçantë me gurë, të njëjtën që kishte ekspozuar edhe në profilin e saj.
Kjo nuk është hera e parë që Selina viziton Istogun. Gimbo e ka prezantuar më herët partneren e tij me vendlindjen, përfshirë edhe vizitat gjatë festës së Bajramit. Ish-banorja duket se është përshtatur mirë me qytetin e origjinës së partnerit, duke e bërë Istogun një vend të rëndësishëm për momentet e tyre së bashku.
Marrëdhënia e tyre, sipas zhvillimeve të fundit, ka marrë një drejtim më serioz. Pak javë më parë u raportua se çifti ka filluar të bashkëjetojë në Tiranë, duke ndarë të njëjtën shtëpi.




