Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka takuar kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ku është diskutuar zhvillimi ekonomik dhe siguria energjetike e vendit.
Në takim u theksua rëndësia e garantimit të furnizimit të qëndrueshëm me energji dhe krijimit të kushteve për zhvillim ekonomik afatgjatë.
Po ashtu, u veçua si hap strategjik përfshirja e Kosovës në rrjetin e gazit amerikan, që sipas palëve do të ndikonte në forcimin e sigurisë energjetike dhe stabilitetit ekonomik.
Bashkëpunimi me Odën Amerikane dhe sektorin privat u vlerësua si kyç për nxitjen e investimeve dhe rritjen ekonomike në vend.




