Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, kolegët dhe të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Në telegramin e ngushëllimit, QKMK ka vlerësuar shërbimin dhe përkushtimin e të ndjerit ndaj detyrës së tij.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në fund të reagimit.




