Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë rënë dakord të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve pas shkëmbimit të sulmeve gjatë ditëve të fundit, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas një zyrtari amerikan, anijet do të mund të lëvizin lirshëm nëpër Ngushticën e Hormuzit, ndërsa bisedimet për një marrëveshje afatgjatë do të vazhdojnë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se një takim mes palëve pritet të mbahet në Doha të Katarit, duke thënë se kërkesa ka ardhur nga Irani.
Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, ka mohuar se janë planifikuar bisedime teknike gjatë kësaj jave.
Më 17 qershor, SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që parashikon ndërprerjen e operacioneve ushtarake dhe garantimin e kalimit të sigurt të anijeve tregtare në rajon.




