Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka vizituar ekspozitën “Sy më Sy”, ku është pritur nga Feride Rushiti, drejtuese e Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Gjatë vizitës u diskutua rëndësia e dokumentimit dhe ruajtjes së kujtesës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ekspozita “Sy më Sy” ndihmon në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe në përpjekjet për drejtësi, duke sjellë në vëmendje historitë e guximit dhe dinjitetit të të mbijetuarve.
Bogujevci shprehu mirënjohje për punën e QKRMT-së dhe angazhimin shumëvjeçar të Feride Rushitit në mbështetje të të mbijetuarve dhe dokumentimin e dëshmive të tyre.




