Guvernatori i Bankës Qendrore e Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, i dorëzoi U.D. Presidentes dhe Kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, Raportin Vjetor për vitin 2025.
Sipas raportit, ekonomia e Kosovës dhe sistemi financiar kanë ruajtur stabilitetin gjatë vitit 2025, ndërsa sektori bankar ka mbetur i qëndrueshëm, me kapitalizim dhe likuiditet të lartë.
BQK njoftoi gjithashtu për avancimin e reformave financiare, përgatitjet për integrimin në Zona Unike e Pagesave në Euro dhe zhvillimin e sistemit të pagesave.
Institucioni ka realizuar fitim prej 24 milionë eurosh, i cili do të ndahet mes Buxhetit të Kosovës dhe rezervave të BQK-së.




