Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjeneral Jashari, ka pritur në takim delegacionin amerikan nga iniciativa “America250”, të kryesuar nga profesori Daniel Serwer.
Në takim, Jashari ka falënderuar delegacionin për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, duke theksuar partneritetin e ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Sipas njoftimit, ai ka informuar delegacionin për zhvillimet dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së, si dhe për rolin e saj në sigurinë e vendit dhe stabilitetin rajonal.
Nga ana tjetër, delegacioni amerikan ka vlerësuar progresin e FSK-së dhe kontributin e saj në misionet ndërkombëtare, ndërsa në takim është diskutuar edhe situata e sigurisë në rajon dhe perspektiva e integrimit euroatlantik të Kosovës.




