Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në Gllogjan një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të shënimit të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Në delegacion kanë qenë profesorët Daniel Serwer dhe Edward Joseph, Mario Marquez, Ramiz Tafilaj, si dhe shqiptaro-amerikanë të tjerë.
Haradinaj ka vlerësuar kontributin e tyre për Kosovën dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në forcimin e partneritetit strategjik.
Ai ka bërë të ditur se në shenjë mirënjohjeje ka dekoruar Daniel Serwerin dhe Mario Marquezin me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.




