Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar me rastin e shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani ka vlerësuar rolin e SHBA-së në historinë e Kosovës, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme amerikane në momentet më të rëndësishme për vendin.
Ajo ka thënë se SHBA ka qenë pranë Kosovës në kohët më të vështira dhe ka qenë pjesë e çdo suksesi të Republikës së Kosovës.




