Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 51 aksidente trafiku, prej tyre 27 me persona të lënduar dhe 24 me dëme materiale, ndërsa nuk është raportuar asnjë rast me fatalitet.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, në të njëjtën periudhë janë shqiptuar 2,286 gjoba trafiku. Po ashtu, janë arrestuar 14 persona, 12 janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.




