Të enjten pritet mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë ditës do të depërtojnë masa më të ftohta ajrore që do të sjellin rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh.
Stuhitë pritet të intensifikohen pasdite, me mundësi për shtrëngata dhe vërshime të shpejta.
Temperaturat do të variojnë nga 15 deri në 18°C në mëngjes dhe nga 25 deri në 29°C gjatë ditës.
Era do të fryjë me shpejtësi 20-60 km/h, duke u fuqizuar në zonat e prekura nga stuhitë.




