Çifti i njohur, Sara Gjordeni dhe Bardhi, kanë zbuluar gjininë e fëmijës së tyre të dytë.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ata bënë të ditur se janë në pritje të një vajze, e cila do t’i bashkohet familjes së tyre në muajt e ardhshëm.
Momenti i zbulimit të gjinisë u realizua në një mënyrë të veçantë, me protagoniste vajzën e tyre Nea. Në videon e publikuar, torta festive zbuloi ngjyrën rozë, duke konfirmuar se çifti do të bëhet me një tjetër vajzë.
Pas publikimit, dyshja mori urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e tyre, të cilët ndanë gëzimin për lajmin e bukur familjar.




