Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e trefishtë në qendër të Podujevës, ku dyshohet se vëllezërit Fatlum dhe Fidaim Zejnullahu tentuan ta vrasin dajën e tyre, Agim Xhemajlin.
Sipas informacioneve, motivi i dyshuar lidhet me një hakmarrje familjare pas vdekjes së kryefamiljarit Zejnullahu rreth një vit më parë.
Të përfshirët në rast janë marrë në pyetje nga hetuesit, ndërsa vazhdojnë të trajtohen nën mbikëqyrje mjekësore. Policia ka shtuar masat e sigurisë në klinikat ku po qëndrojnë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri armë dhe 28 gëzhoja, ndërsa gjatë bastisjeve në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar rreth 200 fishekë, dy armë të shkurta, një armë gjahu dhe disa karikatorë.




