Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit për Mobilitetin në Punë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.
Sipas Hotit, marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe të krijojë më shumë mundësi për qytetarët në fushën e punësimit dhe zhvillimit profesional.
Ai theksoi se një nga rezultatet kryesore të marrëveshjes është lehtësimi i qasjes në tregun e punës, duke mundësuar procedura më të thjeshta dhe më të shpejta për punësim të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë në shtetin tjetër.




