Sot në Kosovë pritet mot me diell dhe vranësira të shpeshta, të shoqëruara me reshje lokale shiu dhe rrebeshe me vetëtima e bubullimë. Në disa zona, reshjet mund të jenë më intensive.
Temperaturat do të jenë më të ulëta, me vlera minimale rreth 15°C dhe maksimale deri në 27°C.