Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaşh, priti në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë gjenerallejtënant Kaspars Pudāns, shefin e Mbrojtjes së Republikës së Letonisë.
Gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në Kosovë, ndërsa gjeneralmajor Ulutaşh rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët, në mënyrë të paanshme dhe transparente.
Në këtë kontekst, Ulutaşh shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për kontributin shumëvjeçar dhe të rëndësishëm të Letonisë në misionin e KFOR-it.




