Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit, ku kanë marrë trajtim mjekësor dhe u janë bërë ekzaminimet e nevojshme.
Shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka bërë të ditur se pacientët kanë qenë në gjendje të stabilizuar dhe pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.
Sipas tij, në emergjencë janë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme dhe nuk ka pasur raste me gjendje të rëndë./EO/




