Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.




