Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se komisioni inspektues ka konstatuar se fabrika “Vita” në Istog ka shkelur vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, i cili ndalon përdorimin e qumështit pluhur, vajit të palmës dhe përbërësve të tjerë në produktet e qumështit. Sipas AUV-së, rezultatet përfundimtare priten pas analizave laboratorike.
Zyrtarët e inspektoratit thanë se gjatë kontrollit të 2 korrikut janë evidentuar shkelje fillestare nga ana e subjektit, ndërsa theksuan se procesi është zhvilluar nën mbikëqyrje dhe me transparencë. Ata sqaruan gjithashtu se jo të gjithë anëtarët e komisionit kanë qenë të pranishëm gjatë inspektimit në terren.




