Ushtarë italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim të misionit të KFOR kanë marrë pjesë në një stërvitje me zjarr të drejtpërdrejtë në Range Voloire, pranë Camp Villaggio Italia në Pejë.
Stërvitja u zhvillua me pjesëmarrjen e personelit nga disa vende, me qëllim rritjen e shkëmbimit të përvojave dhe përmirësimin e ndërveprimit ndërmjet njësive të ndryshme.
Sipas njoftimit, aktivitete të tilla ndihmojnë në ruajtjen e gatishmërisë së lartë operacionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar brenda misionit të KFOR-it.
KFOR thekson se mbetet i përkushtuar për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.




