Qindra shqiptarë janë mbledhur këtë të diel në Zarë të Kroacisë për të marrë pjesë në një marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.
Pjesëmarrësit, të ardhur nga Kroacia dhe vende të tjera, kanë valëvitur flamuj kombëtarë shqiptarë dhe simbole të lidhura me UÇK-në, ndërsa gjatë marshit janë dëgjuar brohoritje dhe thirrje mbështetëse.
Marshi ka nisur në mënyrë paqësore përgjatë rrugëve të qytetit, duke mbledhur një numër të madh pjesëmarrësish nga komuniteti shqiptar dhe diaspora.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta synon të shprehë solidaritetin me ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët po përballen me proces gjyqësor në The Hague./EO/




