Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, ku përfshihen të dhënat mbi aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 23 aksidente me persona të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale, gjithsej 45 raste.
Në kuadër të zbatimit të rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,001 gjoba trafiku.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 12 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë në vuajtje të dënimit.




