Këtë të hënë janë zgjedhur dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), pas votimit të mbajtur në mbledhjen e këtij institucioni.
Me 10 vota për, në këto pozita janë zgjedhur gjyqtari Alban Maxhuni, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – dega në Vushtrri, si dhe gjyqtarja Valentina Sopjani nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ata zëvendësojnë Arjeta Sadikun dhe gjyqtarin Fidan Hoxha në përbërjen e KGJK-së.
Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaçi, ka bërë të ditur se mandati i anëtarëve të rinj fillon më 8 korrik dhe do të zgjasë deri më 7 korrik 2031.




