Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se sektori i shërbimeve ka shënuar rritje të numrit të të punësuarve në maj 2026, por qarkullimi ka rënë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave, qarkullimi në sektorët e shërbimeve ka rënë për 4.68 për qind, ndërsa numri i të punësuarve është rritur për 4.42 për qind.
Rritja më e madhe e punësimit është regjistruar në bar-restorante, veprimtari profesionale dhe sektorët e teknologjisë e informacionit.
Ndërsa rënie të qarkullimit kanë shënuar kryesisht veprimtaritë administrative dhe mbështetëse, transporti dhe sektori i hotelerisë.




