U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim eurodeputetin Riho Terras, me të cilin diskutoi për perspektivën evropiane të vendit.
Haxhiu theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimi Evropian duhet të trajtohet pa vonesa dhe se vendit duhet t’i hapet rruga për marrjen e statusit të kandidatit dhe nisjen e negociatave për anëtarësim.
Ajo foli edhe për reformat, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, si dhe dialogun me Serbinë, duke kërkuar përgjegjësi për sulmin në Banjskë dhe zbatim të barabartë të marrëveshjeve nga të gjitha palët.




