Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të KFOR morën pjesë në një trajnim përgatitor për zhytje, i organizuar nga Shoqata e Kërkim Shpëtimit të Kosovës në Prishtinë.
Ky trajnim synon rritjen e aftësive profesionale dhe gatishmërisë operacionale të pjesëmarrësve përpara procesit të ardhshëm të certifikimit në fushën e zhytjes.
Gjatë aktivitetit, personeli i KFOR-it dhe profesionistët vendorë të kërkim-shpëtimit forcuan bashkëpunimin, koordinimin dhe shkëmbimin e përvojave, duke rritur ndërveprimin ndërmjet tyre.
KFOR-i theksoi se përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucionet vendore vazhdon të mbetet i përkushtuar për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës, në mënyrë të paanshme dhe transparente.




