Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet politike në vend.
Hamza ka vlerësuar kontributin e NDI-së në forcimin e demokracisë dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale e partiake në Kosovë.
Gjatë takimit, ai ka theksuar nevojën për institucione që fokusohen në zhvillim ekonomik dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Hamza ka njoftuar gjithashtu për përgatitjet e PDK-së për zgjedhjet e brendshme, ndërsa Soderberg ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.




