Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke e cilësuar atë si përmbyllje të një procesi të rëndësishëm demokratik.
Ajo falënderoi institucionet zgjedhore dhe të gjithë të përfshirët për mbarëvajtjen e procesit, ndërsa theksoi se vullneti i qytetarëve është tashmë i formalizuar.
Haxhiu njoftoi se, në përputhje me Kushtetutën, seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit ligjor, duke hapur rrugën për formimin e institucioneve të reja.
Ajo u bëri thirrje të zgjedhurve që mandatin ta ushtrojnë me integritet, përgjegjësi dhe në shërbim të interesit publik.




