Katër persona janë arrestuar në fshatin Carallukë të Malishevës, pasi gjatë një kontrolli policor është gjetur një armë zjarri dhe municion.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 7 korrik rreth orës 13:35. Gjatë kontrollit të një veture, e cila dyshohet se ishte marrë pa lejen e pronarit, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe katër gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Policia dyshon se armën e kishin përdorur tre të miturit e përfshirë në rast. Katër të dyshuarit, tre prej tyre të mitur, janë intervistuar në prezencë të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale.
Pas konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.




