Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur përfaqësuesit e Federatës Ndërkombëtare të Festivaleve të Vallëzimit (FIDAF), organizatorët e festivalit “International Dance Art Festival NEWBORN KOSOVA 2026” dhe ansamblet pjesëmarrëse.
Konjufca theksoi se festivali, i cili po mbahet për herë të pestë, sjell në Kosovë grupe folklorike dhe ansamble vallëzimi nga Franca, Turqia, Holanda, Meksika, Bullgaria, Hungaria, Greqia, Kosta Rika dhe Kosova.
Ai vlerësoi se arti dhe vallëzimi janë ura që afrojnë kulturat dhe forcojnë komunikimin mes popujve, duke u uruar pjesëmarrësve suksese në këtë edicion të festivalit.




