Gjykata e Lartë në Suboticë ka caktuar paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për planifikimin e një akti sabotimi në Gjermani.
Sipas mediave gjermane, të dyshuarit dyshohet se kanë lidhje me shërbimin sekret rus dhe se kishin planifikuar vendosjen e lëndëve shpërthyese në Gjermani.
Autoritetet serbe nuk kanë publikuar akuzat konkrete apo identitetet e plota të personave, të cilët njihen vetëm me inicialet B.D. dhe Gj.S. Paraburgimi ndaj tyre është zgjatur deri më 10 gusht.
Gjykata ka bërë të ditur se nuk mund të japë detaje të tjera për shkak të hetimeve në vazhdim.




