Gjatë verës, hidratimi i organizmit është shumë i rëndësishëm, ndërsa disa ushqime mund të ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve dhe kontrollin e kalorive.
Kastraveci, selinoja, specat, pjepri, qitroja, spinaqi, domatja, rrepkat dhe shalqiri janë ndër ushqimet më të përshtatshme për ditët e nxehta, pasi përmbajnë sasi të larta uji dhe vlera të shumta ushqyese.
Kastraveci dhe rrepkat përmbajnë rreth 95% ujë, ndërsa domatja, spinaqi dhe specat janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë. Pjepri dhe shalqiri ofrojnë freski, hidratim dhe minerale të dobishme për organizmin.
Këto ushqime janë zgjedhje ideale për verën, pasi ndihmojnë trupin të qëndrojë i hidratuar dhe janë të përshtatshme edhe për ata që kujdesen për peshën.




