Performanca e Gjestit dhe DJ Gimbos në “Orange Beach Club” në Ksamil është shoqëruar me një moment interesant që tërhoqi vëmendjen e publikut.
Gjatë mbrëmjes, Gjesti u afrua te pulti i DJ-it dhe për pak momente mori rolin e miksuesit, duke krijuar një atmosferë plot humor dhe energji mes të pranishmëve.
Veprimi u prit me duartrokitje nga publiku, ndërsa dyshja tregoi edhe një herë bashkëpunimin dhe afrimitetin e tyre në skenë.
Pas këtij momenti, Gjesti vazhdoi performancën live duke interpretuar këngën e tij “Fuqishëm”, e cila u shoqërua nga zërat e fansave.




