Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi sot nga ora 10:00.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës është 1.49 euro për litër, ndërsa benzina mund të shitet deri në 1.38 euro për litër.
Për gazin (LPG), çmimi maksimal i lejuar është 0.61 euro për litër.




