Ish-preseidentja e vendit, Vjosa Osmani përkujtoi 8.372 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, duke theksuar se ky krim nuk do të harrohet kurrë.
Ajo deklaroi se mohimi i gjenocidit në Srebrenicë dhe në Kosovë nuk mund të sjellë paqe, ndërsa kujtoi se vitin e kaluar priti në Kosovë nënat e Srebrenicës.
“Paqja nuk ka kuptim pa drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, tha Osmani.




