Një 33-vjeçar është arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se ka sulmuar dhe kanosur prindërit e tij.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:45, pasi policia ka pranuar një njoftim për një mosmarrëveshje mes disa personave në një rrugë të qytetit.
Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë konstatuar se i dyshuari kishte sulmuar dhe kanosur prindërit e tij. Dy viktimat janë dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik për trajtim mjekësor dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policor për procedurat e nevojshme.
Edhe i dyshuari ka marrë trajtim mjekësor, pasi kishte deklaruar se nuk ndihej mirë.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.




