Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Dr. Ilir Kurtishi, ka theksuar se njohja e mekanizmave molekularë që ndikojnë në zhvillimin e kancerit është thelbësore për trajtimin modern të sëmundjes.
Sipas tij, terapitë e personalizuara që synojnë molekula specifike si EGFR, HER2, BRAF, PI3K, AKT dhe mTOR kanë sjellë përparim të rëndësishëm në trajtimin e shumë llojeve të kancerit.
Dr. Kurtishi theksoi se kuptimi i rrugëve të sinjalizimit qelizor ndihmon në zhvillimin e terapive më efektive, tejkalimin e rezistencës ndaj barnave dhe përmirësimin e rezultateve klinike për pacientët.




