Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy automjeteve, që ka ndodhur sot në fshatin Llazicë, në rrugën Prishtinë–Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
Sipas tij, rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë.




