Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Sipas policisë, vetura e tipit “Mercedes” ka goditur një shtyllë elektrike, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim në Emergjencë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se aksidenti është raportuar rreth orës 11:20.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po merren me hetimin e rastit”, ka deklaruar Gashi.




